Kështu duken Grupet A,B,C e D të Championsit pas ndeshjeve të sontme
Barcelona e ka deklasuar Juventusin, të cilin e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Lionel Messi ka qenë i pandalshëm për “Bianconeri” duke shënuar dy gola, një në pjesën e parë në minutën e 45-të dhe një tjetër në atë të dytë (69’), derisa Ivan Rakitic e ka shtuar një tjetër në minutën e 56-të.
Kurse, Olympiacosi i Besnik Hasit, që luan në të njëjtin grup, atë D, u mund nga Sportingu në shtëpi, 2:3.
Ndërkohë, fitore të thella kanë shënuar edhe skuadrat tjera të mëdha. Manchester United është rikthyer në Champions me fitore 3:0 ndaj Baselit të Taulant Xhakës, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të. Marouane Fellaini (35’), Romelu Lukaku (53’) e Marcus Rashford (84’), ia kanë sjellë tri pikët e para ekipit të Jose Mourinhos në Grupin A.
Në grupin B, Bayerni fitoi pa problem ndaj Anderlechtit, 3:0. Për gjigantin bavarez golashënues ishin: Robert Lewandowski nga penalltia (12’), Thiago Alcantara (65’) e Joshua Kimmich (90’). Belgët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 11-të kur u përjashtua Sven Kums.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Paris Saint-Germaini ishte bindës ndaj Celticut, të cilin e mposhti në udhëtim 5:0. Edinson Cavani ka shënuar dy gola (40’ nga penalltia e 85’), kurse nga një e kanë shtuar Neymar (19’), Kylian Mbappe (34’) e Mikael Lustig autogol (83’).
Në Grupin C, Chelsea e shkatërroi Qarabag FK, të cilin e mundi 6:0. Golat për “Blues” i shënuan Pedro Rodriguez (5’), Davide Zappacsta (30’), Cesar Azpilicueta (55’), Tiemoue Bakayoko (71’), Michy Batshuayi (76’) e Maksim Medvedev autogola (82’). Në duelin tjetër të këtij grupi, Roma barazoi pa gola me Atletico Madridin, 0:0. /Zëri/
Liga e Kampionëve
Grupi A
Benfica – CSKA 1:2
Man United – Basel 3:0
Tabela
1. Man Utd 1 3
2. CSKA 1 3
3. Benfica 1 0
4. Basel 1 0
Grupi B
Bayern – Anderlecht 3:0
Celtic – PSG 0:5
Tabela
1. PSG 1 3
2. Bayern 1 3
3. Anderlecht 1 0
4. Celtic 1 0
Grupi C
Chelsea – Qarabag 6:0
Roma – Atl. Madrid 0:0
Tabela
1. Chelsea 1 3
2. Atl. Madrid 1 1
3. Roma 1 1
4. Qarabag 1 0
Grupi D
Barcelona – Juventus 3:0
Olympiacos – Sporting 2:3
Tabela
1. Barcelona 1 3
2. Sporting 1 3
3. Olympiacos 1 0
4. Juventus 1 0