Barça deklason Juven, fitojnë bindshëm skuadrat e mëdha
Barcelona e ka deklasuar Juventusin, të cilin e ka mposhtur me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte, shkruan zeri.info.
Lionel Messi ka qenë i pandalshëm për Bianconeri duke shënuar dy gola, ndërsa një tjetër e ka shtuar Ivan Rakitic.
Ndërkohë, fitore kanë shënuar skuadrat e mëdha evropiane.
Manchester United u rikthye në Champions me fitore të thellë ndaj Baselit, 3:0, kurse Bayern Munichu ishte më i mirë se Anderlechti, 3:0.
Paris Saint-Germaini e shkatërroi Celticun në udhëtim, 5:0, ndërsa fitoren më të thellë sonte e shënoi Chelsea, që e mundi Qarabagun 6:0.
Ndeshje e fortë u zhvillua edhe në Romë, ku Giallorossi barazuan me Atletico Madridin pa gola, 0:0. /Zëri/