Barcelona – Juventus, vjen edhe goli i tretë (VIDEO)

Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Juventusin, shkruan zeri.info.

Për gjigantin katalunas në minutën e 68-të ka realizuar Lionel Messi, për të cilin ky ishte goli i dytë personal, pasi të parin e kishte shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndërkaq, në minutën e 56-të, golin e dytë të katalunasve e ka shënuar Ivan Rakitic pas iu kthye topi pas një gjuajtjeje të Lionel Messit. /Zëri/