Prezantohet iPhone 8

Drejtori i Apple, Tim Cook ka bërë prezantimin zyrtar të iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Gjatë këtij prezantimi është thënë që këta telefona të mençur të rinj kanë xhamin më të qëndrueshëm të përdorur ndonjëherë për telefona si dhe janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Iphone 8 dhe ai 8 Plus do të jenë në treg me ngjyrë të argjent (Silver), ngjyrë hiri (Space Grey) dhe një të artë të re (Gold finish).

Madhësia do të jetë si e telefonave të mëparshëm (iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus) dhe brenda tyre do të kenë çipin “A11 Bionic”.

Zërimi do të jetë më i fuçishëm se ai i iPhone 7.