Ja kur do të publikohet programi i qeverisë ‘Haradinaj’
Programi i qeverisë së re, të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, do të publikohet të hënën që vjen, raporton “Zeri.info”.
Kështu ka njoftuar kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se të hënën do t'ia dorëzojë programin parlamentit të Kosovës.
Njëjtë ka thënë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka konsideruar se qeveria e re ka shumë punë për të bërë. /Zeri/