Koalicioni PANA takim urgjent në Kuvend

Pasi kanë qëndruar për orë të tëra në hotelin e Behgjet Pacolli, krerët e PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Listën Serbe të përfaqësuar nga Goran Rakiq, ata ia kanë mësyrë Kuvendit.

Lajmi.net merr vesh se të gjithë këta liderë janë takuar edhe një herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, megjithatë pa arritur ende marrëveshje.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve joserbe, deputetët Fikrim Damka, Myfera Shinik dhe Rasim Demiri.

I pari nga takimi ka dalë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, më pas edhe deputetët e minoriteteve tjera.

Burime të portalit tonë thonë se ata po bëjnë përpjekje që të harmonizojnë qëndrimet, respektivisht të gjejnë zgjidhje për kërkesën e Listës Serbe që të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, ministri kjo që sipas marrëveshje PAN-AKR i takon kësaj të fundit.

Krerët e PAN-it kanë thënë sot gjatë ditës së institucionet do të themelohet gjatë kësaj jave, megjithatë mbetet ende e paqartë se si do të rrjedhin gjërat sonte.