'Lista Rugova' merr një zëvendëskryeministër dhe një Ministri
Koalicionit mes Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA, do t’i bashkohen në qeverinë e ardhshme edhe Lista “Ibrahim Rugova”.
Lajmi.net merr vesh se kjo Listë që përbëhet nga Astrit Haraqija, Ukë Rugova dhe Dardan Gashi fillimisht i ka kërkuar dy ministri, mirëpo gjërat kanë ndryshuar me nënshkrimin e marrëveshjes.
“Lista do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe një Ministri”, kanë thënë burime të lajmi.net.
Edhe Kadri Veseli e ka konfirmuar se koalicionit PAN-AKR do t’i bashkohet edhe një Lista “Lista Rugova”.