Si do të jetë shtatori? Parashikimi i motit për tërë muajin

Muaji gusht u mbyll me temperatura të larta gjatë ditës, por nga mbrëmja dhe në mëngjes ishin të ulëta. E kjo sidomos nga data 25 deri në fund të muajit, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa gjatë muajit shtator temperaturat më të larta do jenë 26 gradë Celsius, dhe këto do të zgjasin deri rreth datës 25 shtator.

Pastaj temperaturat do bien në 17 gradë e më pak duke u shoqëruar edhe me reshje të shumta shiu.

Ndryshe, që nga dita e djeshme Kosovën e kanë kapluar vranësira të cilat u shoqëruan me reshje shiu në orët e mbrëmjes./gazetametro.net