Spanja deklason Italinë

Spanja ka deklasuar Italinë 3:0 në Santiago Bernabeu, në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës

Kombëtarja e Spanjës ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Italinë me rezultat 3:0.

Golat për Spanjën në këtë takim i shënuan Isco dy dhe Alvaro Morata.

Pas kësaj fitoreje Spanja mban vendin e parë në Grupin G me 19 pikë, tri më shumë se sa Italia në vendin e dytë.

Në të njëjtin grup është edhe Shqipëria, e cila renditet në vendin e tretë më 12 pikë. /Express/