Bunjaki flet për Kroacinë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki insiston se skuadra e tij është e gatshme të përballet me Kroacinë
Bunjaki për ndeshjen ndaj Kroacisë pret edhe përkrahjen e tifozëve, për të cilët thotë se kanë ardhur nga e gjithë bota.
“Kjo Kosovë është e gatshme të përballet me Kroacinë në Maksimar dhe presim përkrahjen e tifozëve tanë që kanë ardhur. Jemi të gatshëm të japim maksimumin”, tha Bunjaki gjatë konferencës për media.
“Duam të befasojmë, kjo mund të jetë arma e jonë kryesore ndaj Kroacisë”.
Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet nesër me 2 shtator nga ora 20:45. /Express/