Majlinda Kelmendi e fiton 'Topin e Artë'

Majlinda Kelmendi sapo është shpallur xhudistja më e mirë në botë për ciklin olimpik 2012-2016, në galambrëmjen e mbajtur sonte në Hungari, ku u zgjodhën femra dhe mashkulli më i mirë në botë për këtë katërvjeçar, raporton “Zeri.info”.

Majlinda është dy herë kampione botërore, dy herë evropiane dhe kampione olimpike.