Nënë e bijë nga Gjilani bëhen me shtëpi të re (VIDEO)

Lumnije Rolani, nga Gjilani bashkë me vajzën e saj, që nga dita e shtunë janë bërë me shtëpi të re.

Këtë dhuratë, në tokën që komuna e dha për dy zonjat e familjes Rolani, e bënë gratë e Forumit të Femrave Shqiptare dhe Shoqatës “Feniks”, njofton Klan Kosova.

Edhe nga shoqata e femrave, po ndihen mirë që ia dolën ta përfundojnë me sukses iniciativën e tyre.

Pragun e shtëpisë së tyre, e para e shkeli vajza 9 vjeçare e Lumnijes.