Çitaku e Sahtaqija takohen me ambasadoren e Amerikës në OKB (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe konsullja, Teuta Sahatqija kanë zhvilluar një takim me ambasadoren e Amerikës në OKB, Nikki Haley.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja Çitaku përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Facebook", e cila ka thënë se Kosova është e bekuar me përkrahjen që e ka nga SHBA.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

Bashkë me Ambasadoren Sahatqija patëm një takim të frytshëm me Ambasadoren e SHBA në OKB Nikki Haley.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e SHBA-së.