Një shqiptare kandidate në zgjedhjet nacionale në Austri (FOTO)
Drita Cacaj është shqiptarja që do të jetë pjesë e zgjedhjeve nacionale në Austri.
Cacaj është kandidate nga qyteti i Vjenës, ndërsa është e përfshirë në listën e Sebastian Kurz, njofton Klan Kosova.
Kurz është ministër i Jashtëm i Austrisë, ndërsa ditë më parë ka qenë i përmendur shumë në Kosovë, pasi që ka deklaruar se gratë kosovare vënë mbulesa pasi që paguhen për këtë.