Toyota Supra e re me mbi 400 kuaj fuqi – (Foto)

Para disa javëve janë paraqitur detaje të caktuara rreth modelit të ‘ringjallur’ të Toyota-s, Supra, ndërsa tani vijnë detajet edhe për motorin dhe forcën e tij, transmeton Zeri.info.

Motori me gjashtë cilindra i përmendur më herët, nuk do të jetë ai i BMW-s, por Supra do të përdor motorin  e ri i cili është rezultat i bashkëpunimit mes Toyota-s dhe BMW-s.

Ky do të jetë motori 3.5 litërsh V6 me turbo-mbushës i cili zhvillon më shumë se 400 kuaj fuqi. Ai vjen në kombinim me marshin manual, edhe pse në ofertë do të jetë edhe ai automatik. Për më vonë planifikohet edhe versioni hibrid.

Ky model do të prezantohet në tetor të këtij viti në panairin e veturave në Tokio, derisa në treg pritet të dalë në fillim të vitit 2019./ZERI