Tottenhami me ofertë për Keitan

Tottenhami është duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin e Lazios, Keita Balde, raporton “Corriere dello Sport”.

Sulmuesi është në vitin e fundit të kontratës dhe është duke bojkotuar seancat stërvitore të klubit italian sepse kërkon transferimin te Juventusi.

Sidoqoftë, Juventusi është duke ofruar 15 milionë euro, kurse Keita ka refuzuar oferta të tjera më të mëdha nga Interi, Milani, Napoli dhe West Hami.

Derisa në Serie A, senegalezi është duke refuzuar skuadrat e tjera dhe kërkon vetëm Juventusin, mundësia për të shkuar në Premierligë mund të jetë joshëse për 22-vjeçarin.

Senegalezi realizoi 16 gola dhe 5 asistime në 31 paraqitje për Lazion në ligën italiane gjatë ediconit të kaluar./Zëri