Klubi nga Serie A nuk heq dorë nga Memushaj (FOTO)
Skuadra e Beneventos nuk po heq dorë nga Ledian Memushaj
E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj vazhdon të mbetet e paraqet.
Sipas Calciomercato.com Pescara nuk dëshiron ta lëshoj shqiptarin, por lojtari po kërkohet me ngulm nga trajneri i Beneventos, Marco Baroni.
Calciomercato.com shkruan se propozimi për t'u kthyer në Serie A mund të jetë vendimtar për Memushajn, përcjell Express.
Te skuadra e Beneventos gjatë kësaj vere është transferuar edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.