Alarmohet policia spanjolle, personi që i kishte vrarë 15 persona ende është në arrati (Foto)

Shoferi i një furgoni në sulmin e Barcelonës goditi me thikë për vdekje një person, më pas ishte arratisur. Policia është në ndjekje të tij.

Njeriu që me makinën e tij u hodh në një turmë në Barcelonë të enjten e kaluar i identifikuar si Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë përpara se të vriste me thikë një njeri dhe të merrte makinën për të ikur, tha policia në Katalonjës të premten.

Policia ende po kërkon Abouyaaqoub dhe i ka publikuar fotot e tij, të hënën, raportoi “Reuters”, transmeton Periskopi.

Policia deri më tani konsideron se numri i të vdekurve nga ky sulm është 15, duke përfshirë edhe personin i cili ishte therrur me thikë.

Ata besojnë se Abouyakoub mori makinën, u përplas me zyrtarët policor në një pikë kontrolli në qytet dhe më pas e braktisi automjetin me trupin e vdekur në të.