Mozzik kërkon të mos paragjykohen njerëzit (Foto)

Mozzik sot është ndër reperët më të suksesshëm në skenën e muzikës tonë, mirëpo nuk e ka pasur të lehtë arritjen deri aty ku është sot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar se si shumë të rinj edhe vet ai është paragjykuar nga prindërit e miqve të tij.

“Ai prindi që nuk e linte djalin e vet të rrijë me mu, se unë me muzike e ai me shkolle e gjëra të tilla… Unë rrugëve, ai në shtëpi”.

“E takova djalin tënd zotëri mbrëmë, erdhi dhe bëri fotografi në prapaskenë”.

“Nuk i dihet jetës. Mos paragjykoni”, është mesazhi i Mozzik në Instagram.

 

Ai prindi qe nuk e linte djalin e vet me nejt me mu..se un me muzike e aj me shkolle e sene..un rrugve aj n'shpi..e takova djalin ton Zotri mbreme erdhi boni foto n'backstage 😉 Nuk i dihet Jetës ! #Mosparagjykoni #MOZZIK #MAIRIUNVEN @zzapnchriss

A post shared by MOZZIK (Official) ️️️️️🇦🇱 (@mairiunven) on