E tmerrshme: Nëna ushtron dhunë ndaj djalin në mes të rrugës, goditjet e saj dëgjohen metra larg (Video)
Një video e rëndë ka ardhur në redaksinë e JOQ.al mëngjesin e sotëm.
Një qytetarë ka dërguar një video të filmuar në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku një nënë shihet teksa shtrin në tokë fëmijën e saj të mitur dhe më pas e godet me shpulla.
Të qarat e fëmijës të rrëqethin mishin, e megjithatë edhe njerëzit pranë tregohen indiferentë.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që nuk dihen arsyet që e kanë çuar nënën të rrahë djalin e saj në mes të kryeqytetit.
Megjithatë, për çfarëdo lloj arsye, e pafalshme ajo që kjo nënë ka bërë.