Ndeshja Trepça ’89 – Flamurtari, sjell një përballje të pazakontë ku vëllezërit luajnë kundër njëri-tjetrit

Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Vala Superligës që luhet sot në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Flamurtarit do të ketë një ‘përplasje’ vëllezërish.

Fjala është për portierin e 89-shit, Bledar Hajdini dhe sulmuesin e krahut të Flamurtarit, Pleurat Hajdini, shkruan Gazetasheshi.com.

“Gardiani” ka postuar një foto në Instagram me vëllain e tij, të cilin synon ta mposhtë sot.

Kujtojmë se Pleurati në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit mitrovicas.