Garay, prioritet i Juventusit
Mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay raportohet se është objektivi kryesor i Juventusit për këtë afat kalimtar, transmeton zeri.info
Garay është më tëpër se sa një ide e thjeshtë, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Klubi italin do të ishte një ide interesante për argjentinasit, i cili ofertën më të mirë këtë verë e ka marrë nga Spartaku i Moskës.
31-vjeçari i ishte bashkuar Valencias nga Zeniti në verën e kaluar, por aventura e tij në Spanjë nuk ishte edhe aq e këndshme.
Valencia nuk pati një edicion të mirë gjatë vitit të kaluar dhe luftoi për mbijetesë deri në fundin e kampionatit spanjoll.
Përveç Garayt, Juventusit është vënë edhe pas mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos, i cili pranoi se ka pasur kontakte mes tij dhe trajnerit të torinezëve, Massimiliano Allegri./Zëri