Leonora publikon foton e parë me vajzën (Foto)

Dy ditë më parë, këngëtarja Leonora Poloska është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja solli në jetë një vajzë, të cilën përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se e pagëzoi me emrin Andora, shkruan lajmi.net.

Leonora ka publikuar fotografinë e parë nanë e bijë, në të cilën duket si nëna më e lumtur në botë që ka në krah fëmijën e saj.

“#jetaime #gjithçkaeimja #Andora #jetakatjetërkuptim   [🌈] [🌈] [🌈] ” është mbishkrimi që ka lënë këngëtarja sipër fotos.

Kujtojmë që Leonora është e martuar me kompozitorin Andin Randobrava.