Bahtiri: Nuk kemi kohë për të humbur, Qeveria të formohet shpejt
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë.
Bahtiri thotë se kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme, duke thënë se beson që Qeveria do të formohet shumë shpejt.
Postimi i Agim Bahtirit në Facebook:
“Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare.
Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë.
Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt.