Çitaku Daçiqit: Jemi krenar që ne nuk kemi pasardhës të Millosheviqit

Pas akuzave të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se në Kosovë Serbia nuk ka kryer gjenocid, i është përgjigjur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, raporton “Zeri.info”.

Ajo ka thënë se Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj janë të lumtur që nuk janë pasardhës të Millosheviqit e Karagjiqit, raporton “Zeri.info”

“Jemi krenar që ne nuk kemi pasardhës të Millosheviqit. Por kemi njerëz të cilët kanë luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe Karagjiqit.....”, ka thënë ndër të tjerash Çitaku.

Ajo po ashtu edhe një herë ia përsëriti Daçiqit se, Kosova është shtet i pavarur, raporton "Zeri.info".

“Unë jam me përfaqësi etnike shqiptare dhe një qytetare shtetase krenare e Kosovës. Dhe këto etnitete bashjëjetojnë shumë mirë me mua.... pavarësia jonë është një zgjidhje konsensuale e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe nuk është vetëm Kosova. Kështu që nuk ka pasur lëvizje sesioniste...”, është shprehur Çitaku, raporton “Zeri.info”.

Ajo po ashtu i bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së, që ta vizitojnë Kosovën.

“Ju lutem ejani dhe vizitojeni Kosovën”, ka thënë në fund ambasadorja Çitaku. /ZËRI/