Rrahje masive mes të dehurve në Mitrovicë, bëhen për spital

Një rrahje masive ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, në të cilën janë përfshirë pesë persona të dehur.

Ngjarja që ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit, ka shkaktuar lëndimin trupor të të përfshirëve, shkruan Veriu.info

“Pesë  të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë në gjendje të dehur, janë rrahur mes veti, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy prej tyre”, njofton policia.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.