Ky është kandidati i partisë Fjala për kryetar të Prishtinës (Foto)

Partia Fjala në prag të zgjedhjeve lokale në vend ka caktuar kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Gëzim Kelmendi kryetar i kwsaj partie ka bërë të ditur se kandidati është Avni Çakmaku.

Ky është postimi i plotë:

Mr.sci.Avni Çakmaku – kandidat për Kryetar të Prishtinës

FJALA ka emëruar Avni Çakmakun kandidat për Kryetar të Prishtinës. Avni Çakmaku është magjistër i shkencave të sociologjisë. Avni Çakmaku njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Prishtinës.