Vdes këmbësori që u godit nga vetura në autostradën 'Ibrahim Rugova'
Mediat kanë raportuar gjatë ditës për një këmbësor që është goditur nga vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Këmbësori me iniciale Xh.M i lindur në vitin 1966, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka ndërruar jetë nga plagët e rënda që ka marr.
Krasniqi ka thënë për Indeksonline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në daljen veriore për Prizren.
Sipas tij, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ndërkaq, lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto pak minuta pak aksidentit të viktimës së shtrirë në tokë dhe veturës BMW me targa të huaja, e cila shihet e dëmtuar pas përplasjes.