7 të lënduar në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
7 persona janë lënduar, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Prelez të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se njëra nga automjetet ka humbur kontrollin me ç’rast ka goditur veturën tjetër.