Dardanët: Si çdo betejë tjetër ndaj maqedonëve, edhe këtë do ta fitojmë

Grupi i tifozëve kosovarë, “Dardanët”, në pamundësi për të qenë prezentë në ndeshjen mes Kosovës dhe Maqedonisë në Shkup, në kuadër të kualifikimeve për kualifikime për kampionatin botëror, përmes një statusi në Facebook, u kanë dhënë përkrahje morale basketbollistëve kosovarë.

“Dardanët” janë shprehur të bindur, se sikur çdo betejë tjetër ndaj Maqedonisë, edhe këtë do ta fitojnë.

Lexoni më poshtë deklaratën e “Dardanëve”:

Dardanët, që ta bëjnë zemrën mal.

Nesër djelmoshat e skuadrës tonë i pret një ndeshje mjaftë e rëndësishme.

Në rast fitoreje ndaj maqedonisë, Kosova do të kalon grupet.

Në pamundësi për të qenë afër jush për përkrahje, ne besojmë në ju dhe kualifikimin tutje.

Si çdo betejë tjetër ndaj maqedonëve, edhe këtë do ta fitojmë.

(Ndeshja do të zhvillohet në Shkup, pa shikues. Transmetimi i ndeshjës: RTK1)

Forca djem, na bëni krenar🇽🇰.