Zjarri s’u ndal as sot në Lipë të Mitrovicës (VIDEO)
Një zjarr që përfshiu ditë më parë disa fshatra të Mitrovicës nuk është shuar ende.
Konkretisht është Lipa është fshati ku po dalin flakë e tym, njofton Klan Kosova.
Këtë të mërkurë zjarri ka djegur, vendin e njohur si Kërshi i Dudës. Ditë më parë është thënë se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të shuar flakët, por që duket përmasat e zjarrit të madh, kanë pamundësuar shuarjen në tërësi.
Si rrjedhojë, një pjesë e Mitrovicës vazhdon të mbetet në tymin që po del nga fshati Lipë.