Pacolli flet për takimin me Ramush Haradinajn, tregon se a do ta votoj

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn.

Pacolli ka thënë se me Haradinajn kanë biseduar rreth dy orë për vonesat rreth formimit të institucioneve.

“Z.Haradinaj sot më ka vizituar ka ardh në familje, kemi pasur dy orë biseda të hapura, kemi biseduar gjer e gjatë për brengat për konsekuencat e vonimit të formimit të institucioneve për  përparësitë që do të ketë Kosova me këtë qeverisje dhe për mangësitë që do të ketë Kosova në këtë qeverisje”, ka thënë Pacolli në emisionin “Debat”, në RTK, transmeton “Zeri.info”.

Ndërsa sa i përket votës për Haradinajn, Pacolli ka thënë se nuk do të dal jashtë parimeve të koalicionit LAA.

“Unë veproj sot me bllokun tim, kam një kontratë, suksesi im bazohet në mbajtjen e fjalës, dhe  nuk tërhiqem nga këto parime. Prandaj edhe diskutimi im me Haradinajn, kemi biseduar për interesin e Kosovës. Unë nëse e shoh nëse do të ishte vota ime që e definon dhe ajo qe e krijon mundësin e një Qeverie do ta votoj edhe pa qenë pjesë e Qeverisë. Problemi është se nuk mundem unë që ta prish kontrate me koalicionin”, ka thënë Pacolli.