Avioni bën ulje emergjente në plazh, dy të vdekur
Një burrë dhe një fëmijë kanë vdekur, pasi që një avion ka bërë një ulje emergjente në një plazh në Portugali.
Viktimat e këtij incidenti që ndodhi në Caparica ne Almada, në jug-perëndim të Lisbonës, janë një burrë 30 vjeçar dhe një vajzë, kanë raportuar mediat lokale.
Ekipi që ishte në avion nuk janë lënduar, dhe janë duke u marrë në pyetje.
Disa dëshmitarë kanë thënë që viktimat ishin duke u rrezitur, kur avioni bëri uljen emergjente, transmeton Klan Kosova.