Mblidhet kryesia e LDK-së në takim me dyer të mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjegjësisht kryesia e kësaj partie është duke mbajtur një takim me dyer të mbyllura.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij takimi i cili filloi rreth 40 minuta më parë, por mësohet se temë diskutimi do të jetë seanca e tre gushtit dhe mobilizimi i partisë.
LDK ka shprehur qartë se nuk do ta votojë as Kadri Veselin për kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn për kryeministër, por në anën tjetër PAN-i është shprehur se i ka numrat. Madje, emrat që thënë se do ta votojnë Haradinajn janë pikërisht nga LDK-ja. Sot gjatë ditës kryeministri Mustafa kishte edhe një takim me Teuta Rugovën.
Ndërkohë, anëtarë të kryesisë së kësaj partie, ende janë në mbledhje në zyrat qendrore të LDK-së, njofton Klan Kosova.