Aktorja turke rrezikon humbjen e kujdestarisë së fëmijëve të saj

Raportimet për një lidhje të re dashurie në kohën që ende nuk ishte divorcuar nga bashkëshorti mund t’i kushtojnë shtrenjtë aktores së dashur turke, Tuba Buyukustun. Buyukustun, e njohur si Eli e serialit “Dashuri dhe Diamante” i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak në muajin qershor.

Ndërsa së fundmi media turke ka raportuar se aktorja bukuroshe kishte nisur një lidhje dashurie me biznesmenin Umut Evirgen ende pa u divorcuar.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak babait të dy vajzave binjake të Tubas, i cili pritet ta përdorë këtë për t’i marrë kujdestarinë e vajzave aktores.

Media e ka komentuar këtë si ‘fund të miqësisë” dhe “prag stuhie” mes tyre. Sipas të përditshmes “Takvim”, Saylak po përgatitet t’i hapë gjyq Tubas për kujdestarinë e vajzave 5-vjeçare dhe lidhja e dashurisë së aktores mund të përdoret kundër saj.