Zyrtare: Neymar konfirmon udhëtimin në Kinë (Foto)

Ylli i Barcelonës Neymar ka konfirmuar se do të udhëtoj në Kinë

Ctrip, kompania kineze që do ta sjell Neymarin në Kinë, të premten ka njoftuar se ylli brazilian nuk do të jetë i pranishëm në Shangai me 31 korrik.

Por, vetëm pas disa orëve reprezentuesi i Brazilit ka konfirmuar se do të udhëtoj në shtetin kinez, përcjell Express.

"Përshëndetje për tifozët në Kinë, unë jam Neymar Jr, kjo është llogaria ime zyrtare e weibo. Unë do të ndaj përvojat e mia me tifozët kinezë. Ju pres në Shangai të hënën" shkroi Neymar.

Njoftimi se Neymar ka anuluar turneun në Kinë, i cili do të jetë komercial, kishte zgjuar edhe më shumë dyshimet se braziliani është duke negociuar kalimin te PSG.