Trump emëron shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë një mik të Kosovës (Foto)
John Kelly, është emëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Kelly kishte pasur një takim para disa javësh me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Presidenti Trump sapo emëroi gjeneralin John Kelly si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kisha kënaqësi që u takova me gjeneralin Kelly disa javë më parë”, ka shkruar në "Facebook" Çitaku.
John Kelly njihet si mik i shtetit të Kosovës.