Detaje rreth sulmit në Hamburg, sulmuesi bërtiti 'Allahu Ekber' (Video)

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi që ndodhi në Hamburg, thonë policia gjermane.

Policia e Hamburgut tha në Twitter se një i dyshuar është arrestuar. Gazeta Bild raporton se njerëzit brenda supermarketit u therën me thikë. Gazeta publikoi një foto të një burri të mbuluar me gjak, që mendohet se është sulmuesi.

Sulmi ndodhi në një qosh të rrugës ‘Fuhlsbuttler dhe ‘Hermann-Kauffmann’, tha policia.
Ata paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë larg zonës. 

Shërbimet emergjente u thirrën në vendngjarje në ora 15:10 pas raporteve se një njeri kishte hyrë me thikë në dyqanin Edeka.

Një dëshmitar i tha gazetës Bild: “Burri papritur filloi t’i therte me thikë klientët, kishte një të vdekur dhe disa të lënduar”.

Policë të armatosur janë fotografuar në vendngjarje, duke krijuar në kordon në zonën e sulmit, transmeton Gazeta Express.

Në një video në Twitter, një dëshmitar thotë se sulmuesi bërtiti ‘Allahu Ekber’ gjatë sulmit.