Sulm me thikë në një supermarket në Hamburg, një i vdekur – ende nuk dihet motivi

Një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm të përgjakshëm me thikë në një supermarket në Hamburg, Gjermani, sipas policisë lokale.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari është arrestuar, megjithatë, zyrtarët kanë refuzuar të komentojnë mbi një motiv të mundshëm.

“Ne nuk kemi informacion të qartë për motivin apo numrin e të plagosurve”, ka thënë policia në një cicërimë në Twitter. /Telegrafi/