Shkëndija dhe Skënderbeu po humbin në Europa League

Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Skënderbeu janë duke humbur në përballjet përkatëse të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Skuadra tetovare gjendet në disavantazh prej 1:0 ndaj Trakait në rrethin e tretë kualifikues të këtij kompeticioni.

Vendësit kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e parë me Maksim Maksimov.

Ndërkaq, Skënderbeu po humb nga Mlada Boleslav 1:0 pas pjesës së parë.

Për mikpritësit golin e ka shënuar Jan Chramosta në minutën e 42-të. /Zëri/