Gashi dhe Goçi, ‘Dallëndyshet' e Urës së Fshejtë
Ka përfunduar gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë. Fitues të saj janë Florid Gashi dhe Shkëlzen Goçi. Ata fituan në stilin “Dallëndyshe”, pasi tubuan nga 58.5 pikë, raporton "Zëri".
Çmimin ua ndau familja e kampionit të ndjerë, Riza Sali Gërqinës, që vdiq pak muaj më parë pasi kishte kërcyer nga Ura e Fshejtë.