Lazim Destani shijon mrekullinë e Shkëndijës (FOTO)

Edhe pse në kampionatin maqedonas nuk arriti të fitojë trofe në sezonin që shkoi, Shkëndija po shkëlqen në garat evropiane.

Pas dështimit për ta fituar titullin apo Kupën në Maqedoni, i menjëhershëm ishte ndërhyrja e pronarit Lazim Destani, dhe veprimi i biznesmenit të njohur shqiptar tani po jep fryte pozitive, pasi skuadra tetovare është duke shkëlqyer në kualifikimet e Europa Leagues, duke i bërë krenarë jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por edhe në Kosovë, Shqipëri, etj.

Klubi i sponsoruara nga gjiganti “Ecolog” tani e sheh vetën në rrethin e tretë të kualifikimeve të Europa Leagues.

Pasi e eliminuan në rrethin e parë Dacian pa pikë problemi, “Shqiponjat” triumfuan edhe në raundin e dytë përballë Helsinkit, duke e mundur me rezultat të përgjithshëm 4:2 nga dy ndeshjet e zhvilluara ndërmjet veti.

Biznesmeni i njohur po e shijon ecurinë perfekte të Shkëndijës, pran së cilës ishte edhe në Helsinki.

“Djemtë e Shkëndijës kuqezi na dhuruan plot kënaqësi në Finlandë, duke na bërë të kthehemi që andej të lumtur. Rruga e largët që e bëmë në mbështetje të tyre ishte e vlefshme për emocionet që na dhuruan”, ka theksuar Destani.

“Bashkë me miqtë e mi patëm kënaqësi ta ndjekim ndeshjen nga tribuna. Në Helsinki takuam bashkatdhetarë të shumtë që kishin dalë për të na pritur e për ta mbështetur Shkëndijën në këtë ndeshje te Europa Ligës.  Me këtë rast, për nderin e veçantë që na bëri, e falënderoj atdhetarin dhe mikun tim Omer Nura i cili gjendet me biznese këtu në Helsinki. Urime për fitoren Shkëndija! Suksese paçim në xhiron e tretë të këtij kompeticioni europian!”, ka theksuar ai.

Në rrethin e tretë kualifikues Shkëndija kualifikimin e mëtutjeshëm do ta kërkojë kundër ekipit lituanez, Trakai.