'Shqiptarët vriten rrugëve si të ishin në luftë'

Shqiptarët vriten rrugëve si të ishin në një luftë.

Nga shifrat zyrtare të policisë së shtetit, të publikuara nga Abc News, del se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, mbetën të vrarë 117 persona nga aksidentet.

Shifra është tronditëse dhe dëshmon se edhe fushatat e gjobave dhe ndryshimi i ligjeve nuk i ndërgjegjëson dot qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe thuajse çdo ditë, ndodhin aksidente në vend.

Gjithsej në këto 6 muaj, ndodhën 1042 aksidente sipas policisë.
Shifrat e të plagosurve janë akoma më të rënda, 159 të plagosur rëndë dhe 1042 të plagosur lehtë.

Bilanci i luftës vazhdon prej vitesh.

Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, të vrarët në aksidente ishin 130 vetë