I shkëlqyeshmi Agron Smakiqi (FOTO)

Agron Smakiqi ka treguar klasë të lartë në boks, ndonëse për të deri më tani pak është folur në opinion.

Smakiqi po merr lëvdata të shumta pas fitores që e shënoi në fundjavën që shkoi përballë Abdulnaser Delalic. Goditjet e tij ishin të papërballueshme për boshnjakun, me ç’rast kosovari fitoi me lehtësi, raporton "Zëri".

Në fakt, Smakiqi ka lindur në Zagreb të Kroacisë, por babai i tij është nga Kosova. Vet Smakiqi krenohet me prejardhjen e tij shqiptare, ndërsa ka bërë fotografi edhe me fanellë të klubit më të madh të futbollit kosovar, FC Prishtinës.

Miqtë e tij thonë fjalë shumë të mira për personalitetin e tij. Ai është një djalosh 27 vjeçar, që din t’i respektojë të tjerët dhe mjaft i disiplinuar. Kurse, njohës të boksit e vlerësojnë lartë kualitetin e tij profesional.

Smakiqi është i gjatë 198 centimetra dhe peshon 108,5 kilogramë. Deri në fundjavë numëronte 9 fitore, të gjitha me nokaut, kurse pas fitores ndaj Delalicit është ngjitur në kuotën e 10 triumfeve.

Luftën e Smakiqit kundër Delalicit e ka shikuar nga afër edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, i cili shoqërohej nga mjeku i mirënjohur, Dr. Halil Krasniqi./Zëri/