Këta janë emrat e personave të vrarë sot në Gjakovë
Sot në fshatin Jahoc të Gjakovës kanë mbetur të vrarë dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Emrat e viktimave janë Kristë Memaj dhe Pjetër Memaj.
Sipas dëshmitarit në vendin e ngjarjes viktima Kristë Memaj së pari e ka vrarë personin Pjetër Memaj dhe më pas veten.
Vrasja ka ndodhur në restaurantin ‘Glory’.
Lajmi.net mëson se viktima Pjeter Memaj 55-vjeçar ishte pronar i këtij restauranti.
Detajet e kësaj vrasje ende nuk dihen.