Ibraimi e kalon Shkëndijën në epërsi
Besart Ibraimi e ka kaluar Shkëndijën në epërsi ndaj Helsinkit, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info.
Sulmuesi shqiptar e ka gjetur golin e dytë personal në minutën e 59-të, ndërsa më parë në fund të pjesës së parë e kishte barazuar rezultatin nga penalltia.
Ndërkaq, mysafirët kishin kaluar në avantazh të parët në minutën e 35-të me Ousman Jallow. /Zëri/