Lutfi Haziri e dorëzon postin e kryetarit të komunës
Kryetrari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur që ta dorëzoj postin e parit të qytetit. Haziri, këtë post do t’ia kaloj Festina Kurteshit. Megjithatë ky vendim i Hazirit nuk është i përhershëm.
Festina Kurteshit, kryetares së Asamblesë së Fëmijëve në Gjilan, Haziri do t’ia dorëzoj postin për vetëm 24 orë, e cila në fund do ta marrë një vendim për realizimin e një projekti komunitar.
Gjatë ditës, Kurteshi do të ketë vizita e takime të ndryshme./Zeri/