ZYRTARE: Kjo është skuadra e re e Dani Alvesit
PSG ka njoftuar se e ka transferuar Dani Alvesin, raporton zeri.info.
Mbrojtësi i djathtë brazilian ka lëvizur drejt Francës për një kontratë dyvjeçare nga Juventusi, pasi ishte liruar nga kontrata me ekipin nga Torino.
Ish-futbollisti i Sevillës dhe Barcelonës pritet të paguhet 7 milionë euro në vit.
Pa dyshim, Alves i ka befasuar të gjithë me këtë transfer pasi pritej që ai të transferohej në Manchester City, për t’iu bashkuar Pep Guardiolas. /Zëri/