Almeda Abazi në panik, çfarë ndodhi pranë shtëpisë së saj?

Temperaturat e larta të ditëve të fundit janë bërë shkak për krijimin e shumë zjarreve në Europë. Edhe Turqia është përfshirë nga një situatë e ngjashme që ka përfshirë shumë vende. Kushtet atmosferike dhe i nxehti përvëlues kanë përhapur vatra zjarri edhe rreth shtëpisë së bukuroshes shqiptare Almeda Abazi në Stamboll, e cila ka vetëm pak ditë që është kthyer nga disa ditë pushime në Itali.

Në videot që Almeda ka postuar në profilin e saj në Instagram, duken qartë vatrat e zjarrit të cilat kanë filluar të përhapen me shpejtësi fare pranë shtëpisë së saj. Për fat të mirë, ndërhyrjet zjarrfikëse kanë vepruar me shpejtësi duke shmangur çdo lloj rreziku të përhapjes së zjarrit.

Almeda ka ndarë disa momente nga kjo situatë e pakëndshme me ndjekësit e saj dhe në fund edhe ka duartrokitur forcat zjarrfikëse që kanë qetësuar të gjithë banorët e zonës.