Zyrtare: Unitedi emëron kapitenin e ri (Foto)
Pas largimit të Wayne Rooneyt në drejtim të Evertonit, Manchester United kishte mbetur pa një kapiten.
Por, vetëm dy ditë më vonë, Unitedi njofton se shiriti i kapitenit ka kaluar te mesfushori legjendar i skuadrës Michael Carrick.
Anglezi është lojtari më i vjetër në skuadër, ku luan që nga viti 2006 kur ishte transferuar nga Tottenham.